Me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta, do të karakterizohet moti këtë të hënë. Sipas MeteoAlb, do të ketë zhvillim të vranësirave lokale duke rrezikuar shira të izoluar në zonat jugore dhe pjesërisht ato qendrore.
Zonat veriore do të paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Orët e vona të pasdites dhe mbrëmja sjellin mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësira të pakta në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 32°C.