Horoskopi ditor dhe besimi në të ka hapur një debat në studion e Rudina Magjistarit, ku moderatorja është shprehur se nuk e beson dhe nuk ka durim që ta lexojë atë përditë.

Në studio ka qenë e ftuar astrologia Meri, e cila ka reagur menjëherë duke iu drejtuar prezantueses se nuk është problemi i horoskopit, por i atyre që i përkasin shenjës së Virgjëreshës, ku bën pjesë edhe Rudina.

Rudina Magjistari: Atë horoskopin e përditshëm nuk kam durim fare Meri, nuk e di sesi e dëgjojnë përditë. Një herë në muaj është interesant ose ai vjetori, një herë në vit po.

Meri Shehu: Ju Virgjëreshët e keni sistemin nervor shumë delikat dhe nervozoheni. Merreni me shumë detaje, duke detajuar jetën në çdo moment normal që jeni të ngarkuar psikologjikisht.

Rudina Magjistari: Ka plot njerëz që mendojnë si unë.

Meri Shehu: Unë po flas astrologjikisht, nuk po flas si shoqe. Nuk e ke dëgjuar horoskopin përditë që ti të marrësh atë kulturën e të dëgjuarit përditë sepse përditë ndryshojnë renditjet e planetëve dhe çdo ditë ka ato nuancat dhe ngjyrimet e veta. Nëse do ta dëgjoje përditë, të paktën një ditë që do ngriheshe në mëngjes që nuk do ndiheshe mirë do thoje çfarë po ndodh.