Ekipet e mëdha evropianë kanë raportuar humbje të mëdha në sezonin 2020-21, me Juventusin të dytin në listë duke regjistruar një humbje prej 210 milionë eurove në sezonin e kaluar. Disa prej klube që kanë publikuar të dhënat janë në gjendje të vështirë, Juventus, i cili është aktualisht në vendin e 18-të në Serie A, është njëri prej klubeve që ka raportuar humbje prej 210 milionë eurove në sezonin 2020-21.

Eksperti financiar Marco Iaria nga La Gazzetta dello Sport zbulon numrat e tmerrshëm të gjigantëve dhe zbulon se Interi dhe Roma ende nuk kanë regjistruar humbjet e tyre nga sezoni i kaluar. Inter thuhet se pritet të zbulojë një humbje të ngjashme me Juventusin prej afërsisht 210 milionë euro, shkruan footballitalia. Paris Saint-Germain dhe Manchester City nuk i kanë regjistruar numrat e tyre, pasi Real Madridi është skuadra e vetme në anën plus, pasi që zbuloi shifrat për sezonin 2020-21.

Rezultatet financiare që kanë publikuar klubet kryesore për sezonin 2020-21. Barcelona: -481 milionë euro. Juventus: -210 milionë euro. Manchester United: -104 milionë euro. Borussia Dortmund: -73 milionë euro. Real Madrid: 1 milion euro.