Një ”det” me mbi 650 000 flamuj të bardhë për të kujtuar v i k ti m at e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është instalacioni i artistes Suzanne Brennan Firstenberg i përuruar dje në National Mall, në Uashington, para simbolit të obeliskut të kryeqytetit. Në flamujt, të cilët do të jenë të dukshëm për 17 ditët e ardhshme, familja dhe miqtë e atyre që kanë vdekur nga koronavirusi do të jenë në gjendje të shkruajnë mesazhe.
“Kur numrat rriten kaq shumë, është e vështirë t’i kuptosh me të vërtetë, si artiste kam dashur t’i bëj ata numra më konkretë”, tha Firstenberg për ABC, e cila kishte krijuar një instalacion të ngjashëm në tetor të vitit të kaluar, por me 200 000 flamuj.
Në ditën e përurimit të veprës numri i v i k ti m a e ishte 670 000, sipas të dhënave nga universiteti ”Johns Hopkins”. Që nga fillimi i pandemisë, një në 500 amerikanë ka vdekur nga koronavirusi.