Rritja e rasteve me Covid javët e fundit është reflektuar edhe në shtimin e të infektuarëve me koronavirus tek moshat pediatrike. Shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive në QSUT, Gjeorgjina Kuli tregon se si paraqitet situata me moshat nga foshnje deri në 15 vjec. “Ka një rritje të numrit të rasteve pozitive, por nuk paraqesin shenja të rëndësishme që kërkojnë ndjekje spitalore. Momentalisht në spital numri mesatar i shtrimeve ka qenë 10-11 në ditë.” tha ajo.

Deri më tani sipas shifrave të administruara që nga nisja e pandemisë, rreth 4% e totalit të të infektuarve me koronavirus kanë qenë fëmijë. Personat kontigjentë të vaksinës duhet të vaksinohen shton shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive ne QSUT, ndërkohë që tërheq vëmendjen pasi viroza mbizotëruese këtë periudhë është Covidi, prandaj prindërit nuk duhet të neglizhojnë asnjë shenjë.