Duke folur për mikrofonat e “Milan TV”, Andriy Shevchenko foli për skuadrën kuqezi dhe atë që i mungon për të qenë futbollist. Këto janë fjalët e ish -sulmuesit të Milanit: “Më mungon energjia e fushës, kur dëgjon tifozët dhe je i fokusuar. Më mungon përgatitja dhe tensioni para ndeshjes.

Ekziston një dëshirë e madhe të kthehem dhe të dëgjoj atë muzikë. Milani di si t’i shtrëngojë dhëmbët në momente të vështira, është rritur shumë. Kjo Ligë e Kampionëve do t’i ndihmojë lojtarët e rinj të rriten dhe të fitojnë përvojë. Ky Milan ka potencial të madh”.