Shqipëria do të luajë sot ndeshjen shumë të rëndësishme për kualifikueset e Botërorit kundër Hungarisë që do të jetë e para me mbështetjen e publikut pas një periudhe shumë të gjatë për shkak të pandemisë.
Biletat për ndeshjen që luhet në Elbasan Arena kanë dalë në shitje prej ditësh, ndërsa deri më tani janë shitur rreth 3 mijë. Në dispozicion për këtë sfidë kanë mbetur biletat e fundit pasi për shkak të kufizimeve të pandemisë autoritetet nuk lejojnë më shumë se 30% te kapacitetit të stadiumit.
Ndeshja në Elbasan nis në orën 18:00 dhe është mundësia e fundit për të shpresuar te kualifikimi në Botëror.