Vendimi i Bashkimit Evropian për të njohur certifikatën shqiptare të vaksinimit, ka ardhur si rezultat i një pune të gjatë të bërë edhe nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, i cila ka pasur komunikime të përditshme me homologët evropianë për të përshtatur sistemin.

Përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk e ka asnjë vend tjetër në rajon këtë shërbim. Maqedonia dhe Turqia ishin me njohjet e mëparshme.