Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike që nga momenti që ka bërë publike lidhjen me Mark Frrokun. Ata të dy celebruan dashurinë e tyre në fillim të këtij viti, por ende nuk kanë bërë një dasmë. Rudina është mjaft aktive në rrjete sociale dhe diskuton shpesh me ndjekësit e saj gjithçka nga përditshmëria. Ditën e sotme ajo ka postuar disa video në Instastory, në të cilat shprehet se kohët e fundit qan për gjithçka. “Qurravitesha për çdo lajm që dëgjoja, të mirë apo të keq”, thotë aktorja, që tregon disa raste të ditëve të fundit.

Por kjo deklaratë i ka bërë ndjekësit e saj të dyshojnë se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël. Për këtë arsye ajo është detyruar t’i sqarojë të gjithë dhe t’ju shuajë dyshimet. “Nuk jam shtatzënë. Jo, jo, jo. Jam me dietë”, shprehet ajo, duke treguar barkun e saj të sheshtë.

Ndërkohë, kujtojmë se Rudina Dembacaj është nënë e një vajze të quajtur Viktoria. Vogëlushja erdhi në jetë nga martesa e saj me Aleksandrin, me të cilin u divorcua pak kohë më parë. Më herët ajo është shprehur se do të bëjë një fëmijë tjetër, në momentin që do të ndihet gati për ta bërë Viktorian me një motër ose vëlla.