Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, njoftoi se nuk e kanë nxitim për të njohur pushtetin e talebanëve në Afganistan. Psaki bëri vlerësime lidhur me zhvillimet e fundit në Afganistan gjatë një konference ditore për media që zhvilloi në Shtëpinë e Bardhë. Ndaj pyetjes nëse SHBA do t’i njohë apo jo talebanët për të vazhduar marrëdhëniet diplomatike me Afganistanin, Psaki u përgjigj se “ashtu si në çdo rast edhe kjo është e lidhur me kushtet, por aktualisht nuk e kemi me nxitim që të njohim qeverinë”.

Ajo ka folur edhe në lidhje me deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden se “nuk do të dalim nga Afganistani deri kur nga vendi të dalë çdo amerikan”. “Nuk ka asnjë ndryshim në premtimin për të evakuuar të gjithë shtetasit amerikanë në Afganistani”, tha Psaki për deklaratat e presidentit amerikan Biden.