Klea Huta dhe Elgit Doda janë padyshim një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar, tashmë dhe prindër të një djali. Gjithçka mes tyre shkon për bukuri, por a do e falte Klea tradhtinë?

“A e fal tradhtinë Klea? Si do të reagoje po ta gjeje burrin duke folur me një femër tjetër?”, e ka pyetur një ndër ndjekëset. Moderatorja ka treguar se fillimisht do ulej të fliste me Elgitin, pasi komunikimi është çelësi i gjithçkaje.

“Do ulesha dhe do flisja me të. Çelësi i gjithçkaje është komunikimi”, është përgjigjur moderatorja.