Vera përfundoi dhe tashmë po futemi në një stinë të re dhe pse jo, në një fazë të re të jetës tonë. Fundja duhet të bëhemi gati edhe shpirtërisht për muajt e ftohtë dhe të gjejmë mënyrat se si të ndihemi po aq mirë sa në verë. Rezulton se vjeshta është koha e duhur e vitit për të gjetur dashurinë, për ata që janë ende single. Nëse jeni të hapur dhe gati për një lidhje të re, fillimisht duhet të dini se çfarë kërkoni dhe si të projektoni energjitë tuaja në mënyrë që të gjeni personin e duhur.

Ekspertët në Psychic Sofa kanë zbuluar disa mënyra në të cilat njerëzit mund të hapin dhe kanalizojnë dashurinë duke përdorur fuqitë unike të zodiakut. Sipas ekspertes psikike britanike, e njohur me emrin Estella, do të jenë Peshorja, Binjakët dhe Dashi me më shumë gjasa për të gjetur dashurinë këtë vjeshtë, edhe për shkak të tipit të tyre disi aventuresk, por edhe dëshirës për t’ju rikthyer kënaqësive me masat kufizuese të lëvizjes që tashmë janë të lehtësuara.

Më poshtë ajo ndan mënyrat në të cilat njerëzit mund të angazhohen me shenjat e tyre për të gjetur dashurinë ndërsa hyjmë në pjesën e dytë të vitit.

Lexoni nga një këshillë për secilën shenjë:

Virgjëresha, 23 gusht – 22 shtator: Përqendrohu tek vlerat e tua, duke vënë ato në pah do mahnisni të tjerët.

Peshorja, 23 shtator – 22 tetor: Silluni si aventurierë të mirëfilltë. Mos u shqetësoni se çmendojnë të tjerët.

Akrepi, 32 tetor – 21 nëntor: Jini të sinqertë dhe të hapur për njohje të reja. Është momenti i duhur.

Shigjetari, 22 nëntor – 21 dhjetor: Tejkaloni çështjet e angazhimit, mendoni fillimisht se si të argëtoheni.

Bricjapi, 22 dhjetor – 19 janar: Mos humb kohë me histori dhe persona që nuk ju duan. Nis gjithçka nga e para.

Ujori, 20 janar – 18 shkurt: Jini të hapur për miqësi të reja, aty mund të fshihet dashuria juaj e vërtetë.

Peshqit, 19 shkurt – 20 mars: Është koha të merreni me realitetin e marrëdhënieve dhe të pranoni çdo situatë, edhe ato të pakëndshmet.

Dashi, 21 Mars – 19 Prill: Takoni njerëz që kanë të njëjtën mendje me ju dhe bëni atë që dëshironi.

Demi, 20 Prill – 20 Maj: Kujdesuni për veten dhe mos lini pa e shprehur dashurinë. Dikush ka nevojë të dëgjojë edhe me fjalë.

Binjakët, 21 maj – 20 qershor: Provoni gjëra të reja dhe emocionuese.

Gaforrja, 21 qershor – 22 korrik: Është koha të besoni, jo gjithmonë skeptikë dhe të hapeni me të tjerët.

Luani, 23 korrik – 22 gusht: Vazhdoni të jeni bujarë dhe të dashur me të tjerët. Është çështja tek ju që të zgjidhni më shumë sesa tek ata.