Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Dhimitër Kraja, dha detaje në lidhje me situatën në spitalet Covid në vend, duke theksuar se aktualisht janë 30% e kapaciteteve të lira.

Kraja u shpreh se 13% e pacientëve të shtruar janë në gjendje kritike, ndërsa theksoi se ka një rritje të shtrimit të grave shtatzëna.

“Kraja në spitalet Covid ndodhen të hospitalizuar 230 pacientë. Kapaciteti është ende i disponueshëm. Kemi ende 30% të kapaciteteve të lira. Grupmoashat e personave që vijnë në spital janë kryesisht 65-90. Ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijnë me Covid shumë prej të cilave me forma serioze. 95% e rasteve janë të pavaksinuar. Rreth 63% e rasteve kanë forma të mesme të rënduar, shumë prej të cilave dhe nga sëmundjet e pacientëve. 13% e rasteve janë kritike. Të intubuar janë 13 të sëmurë. Ka të vaksinuar të shtruar në spital, por janë shumë pak. Ka fatalitete nga të vaksinuarit por janë 0.0006% e tyre”, u shpreh Kraja.