Champions League vazhdon sot me 8 përballjet e radhës dhe mjaft intesante. Ashtu si edhe dje, dy prej tyre do të luhen në 18:45. Dortmundi do të luaj në transfertë ndaj Besiktas dhe debutuesit e Sherif Tiraspol presin në shtëpi Shakhtar Donnnetsk. Në orën 21:00, do të luhen 6 ndeshjet e tjera dhe më interesantet.

Padyshim që dy prej janë më spektakolaret, Inter – Real Madrid dhe rikthehet klasikja e madhe, Liverpool – Milan. Atletico e Cholo Simeones do të presë në “Metropolitano” portugezët e Portos, ndërsa PSG-ja e Leo Messit do të luaj në transfertë ndaj Club Brugge. Interesante pritet të jetë edhe ndeshja mes Man City-t dhe Leipzig, por edhe Sporting Lisbon – Ajax.