Java e gjashtë e Premier League na siguron riluajtjen e finales së fundit të Ligës së Kampionëve. Manchester City i Pep Guardiolës kërkon një lloj hakmarrjeje kundër Chelsea të Thomas Tuchel. Dy nga tri mbrojtjet më të mira (tjetra është e Liverpool-it) të ligës angleze përballen me njëra-tjetrën. Të dyja kanë pranuar vetëm nga një gol, përballë 12 golave ​​të shënuar nga Blutë e Londrës dhe 11 golave nga “qytetarët”.

Chelsea ndan kreun e klasifikimit me Liverpool dhe Manchester United, me 13 pikë, si rezultat i katër fitoreve dhe një barazimi në pesë sfidat e para. Manchester City duhet të rikuperojë tri pikët prapa rivalëve të tij. Gjendje dukshëm më e mirë ajo e londinezëve, të freskët nga triumfi në derbin e qytetit me Tottenham.

Një fitore 3-0, me “vulat” e Thiago Silva, Kanté dhe Rüdiger. Për skuadrën e Guardiolës mbetet ende e pashlyer ndeshja zhgënjyese 0-0 në shtëpi, kundër Southampton. Tuchel rikuperon Mendy, i cili do të jetë në portë. Udhëheqësi i mbrojtjes, Thiago Silva. Në mesfushë kthehet Kanté së bashku me Jorginho. Mount dhe Havertz në mbështetje të Lukaku.

Urgjencë lëndimesh për Guardiolën, pa Stones, Laporte, Rodri, Zinchenko dhe Gündoğan: Prandaj, Aké do të jetë akoma partneri i Ruben Dias në qendër të prapavijës, Fernandinho në “dhomën e kontrollit” me Bernardo Silva dhe Mezali. Sterling, Grealish dhe Gabriel Jesus në tridentin ofensiv.

Ja formacionet e mundshme:
CHELSEA (3-4-2-1): Mendy; Christensen, Thiago Silva, Rüdiger; Azpilicueta, Jorginho, Kanté, Alonso; Mount, Havertz; Lukaku.
MANCHESTER CITY (4-3-3): Ederson; Walker, Ruben Dias, Aké, Cancelo; Bernardo Silva, Fernandinho, De Bruyne; Sterling, Gabriel Jesus, Grealish.