Një sfidë historike, që gjatë viteve është karakterizuar nga disa prej rivaliteteve më të përzemërta dhe emocionuese të futbolli. Napoli i Luciano Spalletti pret Juventusin e Massimiliano Allegri në ndeshjen e madhe të javës së tretë të Serie A.

Te blutë, Ospina do të luajë mes shtyllave, i sapokthyer nga angazhimet me kombëtaren e Kolumbisë. Ai do të zëvendësojë Meretin e dëmtuar, ndërsa mbrojtja duhet të jetë ajo fillestare: Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly dhe Mario Rui.

Anguissa do të bëjë debutimin e tij në mesfushë, duke pasur parasysh dëmtimin e Lobotka, me Fabian Ruiz dhe Elmas që kompletojnë repartin. Në tridentin sulmues, përveç Politano dhe Insigne, trajneri Spalletti rigjen Osimhen. Gjatë javës, skualifikimi i marrë pas sfidës debutuese kundër Venecia u reduktua në vetëm një ndeshje.

Bardhezinjtë, nga ana tjetër janë në emergjencë të plotë. Szczesny do të luajë në portë; para tij një vijë e mundshme me katër lojtarë, ku përjashtohet De Ligt. Në pjesët e jashtme të këtij reparti, De Sciglio dhe Luca Pellegrini. Gjithsesi, nuk përjashtohet as mbrojtja me tre. McKennie do të luajë së bashku me Locatelli dhe Rabiot në mesfushë, para tridentit ofensiv të formuar nga Bernardeschi, Morata dhe Kulusevski.

Nuk do të jetë Federico Chiesa dhe amerikano-jugorët, që kthehen nga ndeshjet e ngjeshura dhe udhëtimet e largëta me ekipet e tyre kombëtare. Moise Kean do ta nisë nga stoli.

Ja formacionet e mundshme:
NAPOLI (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Anguissa, Elmas; Politano, Osimhen, Insigne.
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Pellegrini; McKennie, Locatelli, Rabiot; Bernardeschi, Morata, Kulusevski.