Adriatik Llalla do të vuajë 2 vite burg pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi ditën e sotme vendimin e GJKKO për ish-Kryeprokurorin. Prania e madhe e mediave përballë shtëpisë së ish-kryteprokurorit ka “acaruar” së tepërmi gruan e tij e cila e ka humbur logjikën. Në sy të një fëmije të vogël ajo ofendon duke i treguar gishtin e mesit gazetarëve që po e filmonin në hyrje të shtëpisë.
Ende nuk dihet ku ndodhet Adriatik Llalla pasi në media së fundmi kanë qarkulluar pamje teksa ai me valixhe në dorë pret në një stacion treni në Romë. Ndërkohë që SPAK ka ngarkuar Policinë e Shtetit ta arrestojë dhe ta dërgojë në qeli.