Spitali i Sarandës me sallat supermoderne për ndërhyrjet kirurgjikale dhe fuqizimin e stafit të specializuar, ka plotësuar nevojat e banorëve të skajit jugor, duke iu përgjigjur edhe emergjencave shëndetësore gjatë sezonit veror.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli sot në vëmendje investimet që vijojnë në spitalet rajonale të vendit.
Vijojmë investimet për modernizimin e sallave të operacionit në Spitalin e Shkodrës, maternitetin Koço Gliozheni, spitalin e Kukësit, maternitetin e Beratit dhe një seri investimesh për fuqizimin e shërbimit mjekësor cilësor afër vendbanimit, u shpreh ministrja Manastirliu.