Skuadra e sapongjitur në Serinë A italiane, Salernitana e ka nisur si mos më keq këtë edicion të ri futbollistik 2021/2022.

Skuadra që aktivizohet dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje në këto tre ndeshje, ku është mundur nga Bolonja, Roma dhe së fundmi nga Torino.saler

Skuadra nga Salerno ka arritur të shënojë 2 herë dhe të pësojë plot 11 gola. Sipas asaj që shkruan faqja e statistikave “OPTA Paolo”, rekordi negativ që ka thyer në ndeshjen e sotme kundër Torinos, skuadra e Salernitanës është fakti i pësimit të 11 golave në 3 javët e para të kampionatit.

Ky fakt nuk ndodhte që nga koha kur ka hyrë në fuqi rregulli që fitorja është e barabartë me 3 pikë. Një statistikë tepër negative për një skuadër që ka në përbërje lojtarë me tepër eksperiencë në arenën e Serisë A.