Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni është futbollist i dalë nga akademia e Juventusit, por i huazuar te skuadra austriake e Tirolit,
vrinoi

Aventura në Austri ka nisur në mënyrën më të mirë për Vrionin që ka gjetur rrjetën 4 herë në 6 ndeshje të luajtura. Në një intervistë për gazetën italiane ‘’Tuttosport’’, 22-vjeçari u shpreh se ka një kujtim të bukur me Ronaldon i cili i ka treguar një sekret që nuk do ta thotë kurrë.

Pas debutimit tuaj në Serie A me Juventusin e Sarrit dhe 1 vit trajnim nga Pirlo, pse zgjodhët të largoheni përsëri drejt Austrisë?
Të provosh një përvojë në një kampionat të huaj ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja. Kështu, kur Juventusi dhe agjenti im Silvio Paliari më ofruan këtë mundësi, unë nuk e hodha poshtë. Dhe unë jam gjithnjë e më i kënaqur me zgjedhjen që kam bërë. Këtu në Uatens gjeta një mjedis të mirë, një ekip të shkëlqyer dhe një klub super të organizuar.

Nga cili sulmues jeni frymëzuar?
Që fëmijë kam pasur pikë të dobët Bobo Vierin. Tani shikoj me kujdes Levandovskin, Benzeman dhe Kristiano Ronaldo, me të cilin gjithashtu pata kënaqësinë të stërvitem për një vit e gjysmë te Juventusi.

Çfarë mendoni për CR7?
Gjëja e parë që vjen në mendje, përveç faktit se është një makinë perfekte në gjithçka, është profesionalizmi. Takova një kampion vërtet maniak. Por gjithashtu mësova shumë nga Dibala dhe Morata, me të cilët krijova një miqësi të mirë.

Çfarë anekdote u thoni miqve tuaj kur ju pyesin për Ronaldon?

“Kristiano një herë më mori mënjanë dhe më tha diçka shumë të bukur. E mbaj në zemër, si sekret. Unë nuk po e them këtë për ta treguar sekretin: Unë kurrë nuk ia kam thënë askujt, madje as miqve të mi më të ngushtë, dhe kurrë nuk do ta them. Shokët e mi të skuadrës te Tiroli më bëjnë shumë pyetje për Juventusin. Dhe jo vetëm për Ronaldon. Mbrojtësit janë të intriguar nga Kielini, De Ligt dhe Bonuçi “.

PANORAMASPORT.AL