Për’puthen Prime fillon Të Shtunën në orën 9 dhe ndjekësit e Reality Show, mezi po e presin.

Para disa javësh në Për’puthen erdhën 3 konkurrentë të rinj, për të cilët vendoste publiku dhe vajzat. I pari që u paraqit ishte Artan Shaba, vëllai i një prej ish-konkurrentëve më të përfolur dhe të pëlqyer, Mevlanit. Artani nuk pranohej nga produksoni, pasi pengesë ishte pikërisht fakti se ishte vëllai i një ish-konkurrenti, prandaj publiku dhe vajzat duheshin pyetur. I dyti ishte një konkurrent me origjinë nga turqia Melik, i cili shkoi me vonesë në xhirime dhe u pezullua, ndërsa i treti Dorian Kuka, konkurrenti që u zu me Eris Agën, i njohur ndryshe si Eri.

Olsa Muhameti, autorja e programit, ka publikuar sot një video ku duken të ulur te djemtë edhe tre konkurrentët: Meliku në rreshtin e parë dhe Artani me Dorianin në rreshtin e dytë.

Ndërsa ish-konkurrentja Ledjana , gjithashtu i është përgjigjur një ndjekëse që do jetë e pranishme në Prim. Eshtë aluduar se 2 opinionistët , përveç Arjanit, do ndryshojnë javë pas jave dhe me siguri do jenë ish-konkurrent, njësoj si sezonin e kaluar. Por mbase bëhet fjalë dhe për përballjen e ish-konkurrentëve të vjetër dhe rihapjen me ta.