Sipas asaj që u raportua nga Corriere di Torino, pas mosmarrëveshjes në fushë midis Szczesny dhe Rabiot për shkak të golit të Rebic kundër Milanit, diskutimi mes të dyve do të kishte vazhduar në mënyrë të animuar edhe brenda dhomës së zhveshjes pas ndeshjes.

Portieri akuzoi francezin se nuk ishte pozicionuar në vendin e duhur në këndore, duke lejuar kështu sulmuesin e Milanit të hidhej i pashqetësuar dhe ta fuste topin në rrjetë. Diskutimi që nuk do të kishte qenë i vetmi në fund të ndeshjes, me një situatë në dhomat e zhveshjes se Stadiumit jo tamam e qetë, aq sa, trajneri Massimiliano Allegri, u detyrua të vonojë intervistat me TV për të paktën gjysmë ore vetëm për të ndjekur nga afër grindjet e brendshme…