Kombinimi i Kim Kardashian, i errësuar në fytyrë nga marka Balenciaga nuk ishte i vetmi element i shtrenjt i pamjes së saj Met Gala 2021. Ajo e shoqëroi veshjen tërësisht të zezë me një bisht flokësh 190.5 centimetra të gjatë. Bishti kishte një çmim po aq të madh; Stilisti i flokëve, Chris Appleton, zbuloi gjatë në Instagram gjatë një sesioni me pyetje se ai bisht kushtoi mbi tetë mijë euro. Ndërsa shtesat e shtrenjta të Kardashian ishin të dukshme gjatë Met Gala, përkundër kostos, vëmendjen kryesore e mori veshja e saj. Veshja e yllit të “Keeping Up With the Kardashians” shkaktoi zhurmë në internet pasi u shfaq e maskuar në tapetin e kuq e gjitha në Balenciaga. Kritikat nuk kishin të mbaruar e Kim nuk ja përtoi. Ajo e shkroi në postimin për 253 milionë ndjekësit e saj: “Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët ?!”

Padyshim që kjo veshje është e frymëzuar nga ish=bashkëshorti i saj, Kanye West në albumin e tij më të ri “Donda”. Nuk është hera e parë që Kim e bën diçka të tillë ,pasi ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian, i çuditi të gjithë kur për të mbështetur sërish Kanye-n në Soldier Field u shfaq e veshur si nuse. Ata rikrijuan edhe një herë skenën e martesës së tyre, që u organizua në vitin 2014-të. Në fund të spektaklit Kim dhe Kanye janë larguar nga stadiumi të kapur përdore si një çift i vërtetë. Ky moment u fiksua nga të pranishmit në event dhe bëri xhiron e rrjetit.