Rudina Magjistari është një ndër figurat më të dashura të televizionit shqiptar. Edhe pse e shohim pothuajse çdo ditë të javës në ekran, moderatorja është po ashtu mjaft aktive dhe në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një pjesë të shkëputur nga libri “Princi i vogël”, ku thuhet “Të gjithë të rriturit kanë qenë fëmijë, por jo të gjithë e mbajnë mend” dhe po ashtu ku shtuar se janë me fat ata që e ruajnë fëmijën brenda vetes pavarëisht viteve që kalojnë.

Megjithatë, ashtu si ndodh rëndomë në këtë postim nuk munguan komentet banale që nuk kishin fare lidhje me atë që kishte postuar moderatorja. Komentit të pavend të ndjekësit, Rudina i është përgjigjur: “Te ky statusi kërkohet një ‘fëmijë’, shtyhu tutje!”. Mirëpo, ndjekësi ka nisur të replikojë me moderatoren, e cila i është kthyer sërish. “Ti s’di të shprehesh në tv, do shprehesh këtu…”, i ka shkruar ndjekësi, koment të cilit Rudina nuk ka ngurruar që t’i japë përgjigjen e merituar:

“Dhe ty që të duket vetja inteligjent medemek”. Kur vjen puna tek familja e saj, sidomos tek vajza, Rudina Magjistari tregohet gjithmonë shumë e rezervuar. Moderatorja e njohur ka qenë gjithmonë e kujdesshme për të mos zbuluar shumë detaje për jetën e saj private, edhe pse publiku është shumë kuriozë. Postimet e saj me familjen numërohen me gishtat e dorës dhe janë vërtetë shumë të rralla.