Gjatë natës së kaluar një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën Astirit në Tiranë. 2 gra kanë mbetur të plagosura pasi ka rënë një ashensor nga një pallat Dëshmitarët. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate dhe të 2 gratë janë dërguar për në spital, ku njëra prej në gjendje më të rëndë ndodhet ende. Ato kanë qenë brenda ashensorit, kur kabulli i tij është këputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë.
“Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar policia.
Dy gratë kanë qenë brenda ashensorit, kur kabulli i tij është këputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë.