Sot në “Përputhen” u transmetua takimi i Tolës dhe Azemit. Dyshja u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin, madje bënë dhe një kërcim romantik në studio.
Kjo nuk u prit mirë nga Albi, i cili ka shprehur pëlqimin e tij për Tolën. Gjatë momentit të kërcimit ai u shfaq i trishtuar, gati në të qarë.
Kujtojmë se Albi dhe Tola kanë bërë një takim së bashku dhe nga sa u kuptua, mes dyshes pati goxha kimi.