Për Jozefina Topallin, vendimi për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, nuk ishte i papritur nga Basha. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Topalli tha se pastrimi i PD-së ka nisur që pas marrëveshjes Rama-Basha në 2017-n.

Topalli tha se Basha është vetë non grata në SHBA, por i pashpallur.

Një gjë e kam menduar gjithmonë: ai bëri publike atë që me vite me radhë ka bërë realisht. Arsyetimi i tij është në kontradiksion me çdo gjë që ndodh në zhvillimet politike. Shpallet non grata ish-kryeministri që nuk kishte asnjë vendimmarrje. Kur ai ka përjashtuar ish-ministra, e ka bërë pas marrëveshjes me Edi Ramën. Pastrimi i PD është bërë pas marrëveshjes me Edi Ramën. Absurdi është që ai vetë është non grata, por nuk është i shpallur. Ai u detyrohet shqiptarëve një shpjegim. Ambasadorja tha që liderët mbajnë vetë përgjegjësi dhe ne nuk bëjmë presion. Thika e Brutit ka filluar shumë më herët.