Francesco Totti mban rekordin si lojtari më i vjetër që ka shënuar në Ligën e Kampionëve, por Zlatan Ibrahimovic së shpejti mund t’ia heqë këtë rekord: “Sigurisht që do ta mposhtë rekordin tim. Ai ka një mentalitet të ndryshëm nga të tjerët, është një nga më të fortët në botë dhe nëse vjen një më i mirë, është e drejtë që të ta marrë primatin.

Rekordet kanë për qëllim që të thuhen dhe në këtë rast do të isha vërtet i lumtur për të. Ibra ende mund të japë shumë. Pavarësisht gjithçkaje, gjendja sportive e tij është ende e mirë, thjesht do të duhet të menaxhojë veten”.