Shqipëria do të përballet ditën e sotme me Hungarinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të botërorit, Katar 2022.

Interesant është fakti së në këtë ndeshje do kemi një derbi italian në pankinë, pasi të dy trajnerët Edy Reja dhe Marco Rossi janë italianë.

Tekniku i Hungarisë doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku vlerësoi lart kuqezinjtë, por deklaroi se skuadra e tij do të kërkojë pikët e plota.

“Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo para tri ditëve me Anglinë, pasi pësuam humbje ndaj një prej ekipeve më të mira në botë, por nuk më pëlqen të ankohem. Edhe Shqipëria vjen pas humbjes në Poloni, por rezultati nuk është pasqyrë e lojës.

Shqipëria ishte e pafat dhe pastaj ndeshja u vendos nga një si Leëandoëski, që ishte personazhi kryesor i mbrëmjes. Që kur u hodh shorti, e dinim që me Shqipërinë na prisnin ndeshje të vështira dhe e tillë do të jetë sonte në “Elbasan Arena”. Pres një sfidë të ekuilibruar, por në fund dua që të largohemi me tre pikë. Edi Rejën e njoh dhe është një mik i mirë i imi. Edhe skuadrën shqiptare e njoh dhe e respektoj, por sonte duam të fitojmë”, deklaroi Rossi.