Dikur ishte sulmuesi bo mber më i kërkuar, por kohët e arta janë një e shkuar e harruar për Radamel Falcaon. Kolumbiani ka përfunduar tek skuadra e Rayo Vallecano, ekipi modest në Madrid që nën hijen e Realit dhe Atleticos përngjan me një skuadër lagjeje. Në moshën 35-vjeccare Falcao do të tentojë të rikthehet edhe njëherë në vitet e arta në La Liga si në kohën kur performonte me Atletico Madridin.

Dikur ai ishte ndër më të kërkuarit në Europë kur shënonte dhe fitonte trofe me Porton, Atleticon apo Monacon. Nga viti 2014 karriera e tij pësoi një pikiatë të ccuditshme teksa huazimet tek Manchester United dhe Chelsea rezultuan vetëm dështime.
Së fundmi kolumbiani ishte te Galatasaray, por turqit i treguan shpejt derën duke i kërkuar të gjejë klub të ri.