Chelsea i Thomas Tuchel fitoi përsëri, edhe në derbin tjetër të Londrës kundër Tottenham (pas atij me “Topçinjtë”). Rezultati 3-0 ndaj “Spurs” me golat e Thiago Silva, Kanté dhe Rudiger dëshmon dominimin e bluve. Trajneri Thomas Tuchel foli për mikrofonat e “Sky Sports”, duke nënvizuar testin e bomberit Romelu Lukaku, që mbeti thatë në këtë ndeshje, por gjithmonë bën liderin e grupit, si një kapiten i vërtetë.
“Ai është një komunikues shumë demokratik, i trajton të gjithë me të njëjtin respekt, të njëjtin qëndrim. Lukaku është një sportist i nivelit më të lartë; i pëlqen të stërvitet, gjithmonë ka një buzëqeshje në fytyrën e tij dhe dëshiron të fitojë çdo ndeshje të vetme. Kjo është gjë shumë e mirë. Ai jep shembullin për të tjerët”.
Pra, shiriti e pret, me kapitenin aktual Cesar Azpilicueta duke hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij: “Nëse Lukaku mund të jetë kapiteni i ardhshëm? Po, unë mendoj se e bën më së miri këtë rol. Ai ka shumë gjëra që një lojtari i duhen për të qenë kapiten. Megjithatë, ne kemi kapitenë fantastikë tani, kështu që nuk ka nevojë të mendojmë për këtë. Sigurisht, Romelu vepron si njëri prej tyre dhe kjo është më e rëndësishme sesa të kesh shiritin e kapitenit në krah”.