Ish-kryeprokuori Adriatik Llalla është larguar nga Shqipëria, në drejtim të paditur me pretendimin se po kurohet në një spital pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Por në redaksinë e Dosja.al, shqiptarët që jetojnë në Itali kanë sjellë një foto, ku duket qartë dhe pastër Llalla.

Siç duket edhe nga fotoja e shkrepur nga shqiptarët që e kanë njohur kush është, Llalla duket me një valixhe në dorë, teksa pret trenin në Romë.

Ndërkohë që në fytyrë mban një maskë anti-COVID. Po ashtu, sipas dëshmitarëve që e kanë parë, ish-kryeprokurori duket në gjendje të mirë shëndetësore, duke i vënë theksin faktit që nuk shoqërohet nga askush.

Sot, avokati i tij tha se nuk kishte informacion për vendndodhjen e tij, ndërsa burime nga Policia bënë me dije se ai ka dalë nga Shqipëria, në drejtim të Turqisë. Por mesa duket është zhvendosur për në Itali, në Romë.