Reperi Fero është shprehur i penduar pas dënimit me gjobë për armëmbajtje pa leje. Në një intervistë në Kosovë, Feronit Shabani i ka bërë thirrje të rinjve të mos mbajnë armë me vete, por të fokusohen më shumë te familja.
“Përshtypja ime, është tamam një vend që është dashur të jetë. Unë si çdo i ri, ky është një kapitull në vitin 2018, do të thotë i lus të rinjtë që mbajnë sende të jo të ligjshme, që të mos mbajnë gjëra të tilla me vete, të fokusohen më shumë te familja, t’i duan njerëzit që t’i lënë problemet”, ka thënë ai.
Tashmë pas dënimit dhe mungesës në skenë, Fero premton se do të fokusohet vetëm te puna, muzika dhe fansat e tij.
“Unë jam në rregull me të gjithë, une vetëm kam dëshirë të punojë për fansat e mi, të bëj muzikë të mirë nuk kam dëshirë të merrem më me këto gjëra, kjo që kam ardhur këtu është e vitit 2018, ky kapitull është mbyllur në atë vit”,- theksoi Fero.