Këshilltari i Presidentit të Malit të Zi, Veselin Veljoviç është shoqëruar në komisariat. Kjo u konfirmua nga zëvendëskryeministri Dritan Abazovic.

Duhet të kujtojmë se Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, publikoi më parë një video që tregon sulmin e deputetëve të DPS-së ndaj policisë, të udhëhequr nga këshilltari i Milo Gjukanoviç, Veselin Veljoviç, ish -drejtor i Drejtorisë së Policisë.

‘Shihni se si Veselin Veljoviç, këshilltar i Presidentit të shtetit dhe një grup deputetësh të DPS, fillojnë sulmin ndaj policisë malazeze mëngjesin e sotëm. Unë mendoj se gjithçka është e qartë për të gjithë tani! Ne apelojmë për paqe dhe ulje të tensioneve.’ shkroi Dritan Abazoviç.