Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, “Nënë Tereza”, përmes një njoftimi ka informuar të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Germanisë se, është e detyrueshme të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinës.
“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë. Të gjithë personat që udhëtojnë nga Tirana International Airport mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë vetëm në qoftë se janë të pajisur me certifikatën e vaksinës”, thuhet në njoftimin e TIA-s.
Sipas TIA-s, personat që nuk janë të vaksinuar mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë me PCR vetëm për arsye të rëndësishme.