Florian Marku arriti të shpallej kampion bote në kategorinë IBF pasi mposhti boksierin ukrainas, Maxim Prodan ditën e djeshme në Londër. Një sukses që bëri krenar të gjithë shqiptarët dhe padyshim familjen tij.
Pesë ditë para ndeshjes, kur Marku duhej të largohej për t’u bërë gati për duelin madh postoi një foto në rrjetin e tij social ‘Instagram’ ku u përshëndet me bashkëshorten e tij shtatzënë dhe ku i premtoi se do të kthehej me rripin e kampionit në shtëpi. Pas pesë ditësh, 28-vjeçari shqiptar është kthyer tek bashkëshortja e tij si kampion, e këtë moment nuk ka ngarruar ta postojë. “Unë dhe bota ime”, shkruan Marku në postimin e tij të fundit.