Argjend Rraci është një nga konkurrentët që ka spikatur në sezonin e tretë të “Përputhen”. Ai është 27-vjeç, ka lindur në Pejë dhe jeton në Gjermani, ku edhe punon si recepsionist.

Së fundmi për Argjendin u futën në sherr edhe dy vajza, Ritvana e Mikela, megjithatë po përflitet se ai jashtë programit është i fejuar. Shkak është bërë një postim i Argjendit ku shihet se ka një unazë në gishtin e fejesës, ndërsa në emision nuk paraqitet me të. Sesi qëndron e vërteta mbetet të zbulohet.