Prodhimi i vaksinave kundër COVID-19 së shpejti do të jetë mëse i mjaftueshëm për të siguruar vaksinimin për të gjithë, sigurojnë aktorët e sektorit farmaceutik, ndërsa pabarazia midis vendeve të pasura dhe të varfra është e dukshme.

“Pragu prej 7,5 miliardë doza vaksinash të prodhuara do të kalohet në shtator”, tha Thomas Cueni, drejtor i Federatës Ndërkombëtare të Industrisë Farmaceutike (IFPMA), në një konferencë shtypi.

Aktualisht, sipas firmës analitike Airfinity, 1,5 miliardë doza bëhen çdo muaj.

Për krahasim, prodhimi global i vaksinave para pandemisë ishte 3-5 miliardë doza.

Deri në fund të vitit 2021, prodhimi global i vaksinave antiCOVID-19 pritet të arrijë në 12 miliardë doza.

“Edhe nëse vendet perëndimore krijojnë fushata për vaksinim përforcues dhe vaksinime për ata mbi 12 vjeç e lart, të paktën 1,2 miliardë doza do të mbeten në dispozicion për rishpërndarje”, vlerësoi Airfinity.

“Kjo do të thotë se qeveritë që mbajnë gjithmonë rezerva dozash në rast të mungesës nuk kanë më nevojë ta bëjnë këtë”, shtoi Cueni.

Në përgjithësi, deri në mesin e vitit 2022, prodhimi i përgjithshëm i vaksinave pritet të arrijë në 24 miliardë doza, sipas IFPMA, që vlerëson se prodhimi mund të tejkalojë kërkesën globale.

Ndërsa fushatat e vaksinimit në shkallë të gjerë po zhvillohen në vendet perëndimore, ku ndonjëherë më shumë se 70 për qind e popullsisë ka marrë dy doza, vetëm 6 për qind e afrikanëve të rritur janë imunizuar plotësisht kundër COVID-19.

Në këto kushte, aktorët e sektorit thonë se po bëjnë thirrje për partneritet me qeveritë për të ndihmuar në vendosjen e fushatave të vaksinimit