Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar Maqedoninë e Veriut në ditën e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Veliaj ka vlerësuar punën e politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë punuar me përkushtim për të drejtat e shqiptarëve atje.
“Gëzuar Pavarësinë e Maqedonisë së Veriut ??❤️?? Statusi i ngritur i shqiptarëve sot nuk do qe i mundur pa betejën e burrave si Ali Ahmeti e punën e përditshme të vëllezërve tanë si @ArtanGrubi me shokë! ?? Mirënjohje për mikpritjen dhe vëllazërinë, bashkë jemi më të fortë! ❤️”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa publikon disa foto nga takimet e zhvilluara në Maqedoninë e Veriut.
Gezuar Pavaresine e Maqedonise se Veriut ??❤️??
Statusi i ngritur i shqiptareve sot nuk do qe i mundur pa betejen e burrave si Ali Ahmeti e punen e perditshme te vellezerve tane si @ArtanGrubi me shoke! ??
Mirenjohje per mikpritjen dhe vellazerine, bashke jemi me te forte! ❤️ pic.twitter.com/0zmZZ3BUSE
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) September 8, 2021