Ish kryeministri-Sali Berisha, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet një qytetar, demokrat i cili gris dhe hedh në plehra kartën e anetarësimit ne PD. Kjo si shenjë revolte, pasi kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar. Bashkangjitur videos, Berisha bën thirrje që nga PD të mos largohet asnjë demokrat, por bashkë, të gjithë së bashku të hedhin në plehra vendimin antistatuor, të pengut Luzim Basha.

“Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha.

Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! Sb”