Genoa dhe Verona kanë luftuar deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Mes protagonistëve të ndeshjes ka qenë Mattia Destro, që ka realizuar një dygolësh të rëndësishëm: katër gola në katër ndeshje për ish-yllin e Milan-it dhe Roma-s, që e ka nisur në super formë këtë sezon.

Por ka qenë një detaj tjetër që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve.

Në rastin e golit të tij të dytë, që përmbysi përkohësisht rezultatin në 3-2, Destro ka mbajtur gjatë gjithë kohës një shishe uji në dorë.

“Kisha ngërçe, isha i lodhur dhe në fund nuk kam ditur ku ta hedh”, ka thënë sulmuesi pas ndeshjes.