Pandemia e koronavirusit në Danimarkë është tërësisht nën kontroll dhe për këtë shkak të gjitha masat janë hequr! Masat e rrepta ndaj Covid-19 që filluan në Danimarkë më 11 mars 2020 duke filluar prej ditës së sotme janë hequr plotësisht.

Në mbarë vendin është arritur një nivel rekord i vaksinimeve dhe se pandemia e COVID-19 plotësisht është vënë nën kontroll. Në aeroportet dhe avionët ku janë të vlefshme masat ndërkombëtare si dhe testi PCR do të vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi.

Mjeku kryesor për sëmundjeve infektive në spitalin “Rigshospitalet”, Jens Lundgren, në deklaratën për televizionin shtetëror DR tha se Danimarka fitoren ndaj pandemisë e ka arritur me masa të rrepta në fillim dhe më pastaj me vaksinim të lartë. Ai njoftoi se përqindja e vaksinimit në vend ka shkuar në mbi 83 për qind, duke rikujtuar se mund të kthehen kufizimet në rast se pandemia del jashtë kontrollit në muajt e vjeshtës dhe dimrit.