Ish kreu i bashkisë së Kamzës dhe deputeti i zgjedhur si kryesues i listës së PD në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka bërë biografinë e tij.

Në një postim në rrjetin social, Mziu deklaron se elitat politike, me sa duket aty e rendit veten, i përcakton vota, përballja në zgjedhje mer kundërshtarin, fitoret e realizuar dhe performanca në postet që ka menaxhuar.

Mziu rendit të gjitha rastet që ka drejtuar bashkinë dhe poste të tjera, ndërsa ndalet në Dibër ku përmbysi rezultatin në favor të PD.

Me sa duket Mziu është i pezmatuar se nuk mundi të marrë votat e duhura për të qënë pjesë e kryesisë së re të PD, ndërsa në këtë forum janë ata që nuk kanë shënuar rezultatet e tij.

Postimi i plotë i Mziut:

Elitat politike i përcakton vota e lirë, rezultatet e betejave elektorale të fituara ndër vite në raport me kundërshtarin politik, qëndresa dhe përballja, puna dhe performanca në menaxhimin e posteve politike dhe administrative!

Në politikë kuptohet në demokraci, subjektet politike por sidomos individët politikanë i selekton tregu i votës së lirë, pra është qytetari ai që zgjedh se kë të votoj, ndërkohë dhe piramida drejtuese duhet të ketë referencë sa më poshtë !

Parametrat ose indikatorët që përdoren në përgjithësi janë:

#Rezultati_elektoral në raport me kundërshtarin politik dhe #betejat e fituara!

#Vlerësimi_votës së lirë, me kundërshtarin por dhe #brenda_llojit, vota është e shenjët, cënimi i saj është më shumë se krim elektoral!

#Përballja_koherente dhe pakompromis me kundërshtarin dhe #besnikëria ndaj forcës politike që përfaqëson dhe #ndërtimi i mardhënieve reciproke, koherente e bashkpunuese me elektoratin që ke marrë votën!

Për shkak të regjimit të asaj kohe (si nip kulaku), dhe si student i dhjetori ’90 ishin mjaftueshëm që të isha që në filles me PD, që shembi diktaturën më të egër komuniste, që solli demokracinë, pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe votën e lirë në Shqipëri!

Për sa më sipër, koherenca e palëkundur, angazhimi i dedikuar kanë qenë dhe janë pjesë të betejës politike.

Jo vetëm subjekti politik por dhe qytetarët, që më është dhënë mundësia të bashkpunoj, kanë një rol të jashtzakonshëm në arritjen e rezultateve, kam patur fatin të punoj në Bashkinë Kamëz dhe në qarkun Dibër!

Si Kryetar i PD #Kamëz kam arritur 8 herë ta mund kundërshtarin (Ramën & Rilindjen) në vitet 2005, 2007, 2009, 2011, 2013, 2015, 2017 dhe 2019 (vetëm 6% ishte pjesmarrja), rezultate këto, si asnjë degë tjetër në Shqipëri, e kam mundur në mënyrë progresive, duke e kthyer Kamzën në piedestal si asnjë Bashki tjetër në Shqipëri!

Si Kryetar Bashkie mbi 12 vitë u ndërtua një qytet bashkohor (ndër më konkuruesit në Shqipëri), për shkak të menaxhimit, nga një zonë bujqësore që ishte më parë!

Në #Qarkun_Dibër si Drejtues politik!

Rekordet që u thyen në qarkun Dibër në zgjedhjet e 25 prillit!

Është i vetmi qark në Shqipëri që kaloj nga qark mavi në qark blu ose nga 2 me 4 për PS, në 3 me 2 mandate për PD (pavarësisht se Dibra ishte vendi pilot i tjetërsimit të votës), madje 5 nga 6 kandidatët socialist ishin nga rrethi Dibër!

Qarku Dibër më 25 prill mori rezultatin më të mirë se zgjedhjet e 2013 dhe 2017 !

Është i vetmi qark në Shqipëri që u largua në gjysëm të fushatës ish drejtuesia e PS Dibër, Xhaçka!

Rekordet në #rrethin_Dibër!

Në rrethin Dibër u bë një progres për PD, nga forcë e tretë në 2017 në forcë e parë në 2021!

Në rrethin Dibër u rrit rezultati me 67,4% më shumë se në 2017 rekord në Shqipëri si asnjë rreth tjetër më 25 prill !

Në rrethin Dibër më 25 prill 2021 u morë rezultati më i lart në 4 zgjedhjet e fundit parlamentare 2009, 2013, 2017 dhe 2021) !

Në rrethin Dibër si askund tjetër u kapën 3 raste në flagrancë me para eksponent të PS duke blerë vota!

Kamza, qarku Dibër dhe e gjithë shqiptaria është në situatën më kritike të këtyre 30 viteve demokraci për shkak të kësaj qeverie kriminale ndaj qytetarëve të saj, muaj shtator dhe në vazhdim duhet për ta kthyer në një betej triumfi ndaj kësaj të keqje të madhe!

Mezi presim të përballemi për të realizuar betejën e radhës ose fitoren e 10 ndaj rilindjes së krimit, korrupsionit dhe zbrazjes së Shqipërisë!