Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i është drejtuar selisë së PD sapo është kthyer nga Washingtoni ku ka pasur takime me shefat e saj në Departamentin Amerikan të Shtetit. Në pamje duket se Kim del e buzëqeshur nga selia e PD, ndërsa jep edhe një mesazh nëpërmjet veshjes. Ambasadorja zgjodhi një kostum bardh e zi, ndërsa vëmendjen e mori çanta në të cilën shkruhej: “Ambicie, respekt, punë në grup.”
Nuk dihet nëse Kim e ka zgjedhur qëllimisht këtë çantë apo është thjesht një rastësi.Ndër të tjera, në deklaratën për shtyp ka treguar për cfarë temash diskutoi me Lulzim Bashën duke thënë: “Ndava me Bashën që Ëashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar me ngushtësisht me PD. Qeveria e SHBA ka pasur marrëdhënie shumë të fortë me PD që në fillim të saj. Ne ishim aty kur PD hyri në pushtet për herë të parë dhe shpresoj të punojmë kur të vijë sërish.
Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon. E kuptojmë mirë që PD ndodhet në një pozitë të vështirë, por vërtetë shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar dhe të jetë në opozitë dhe të fitojë sërish zgjedhjet”.