Media TodoFichajes, i cila trajton informacione të rëndësishme nga burime shumë pranë Leo Messit, kanë zbuluar planin pët të ardhmen e argjentinasit. Edhe pse Leo ka një kontratë deri në vitin 2023, në të ka një klauzolë me të cilën ai mund të largohet nga klubi nëse dëshiron në fund të këtij sezoni. Kjo do të ndodhte vetëm nëse skuadra e Pochettinos nuk arrin të fitojë trofeun e Champions League.
Nëse “parisienët” do kenë dhe sukses duke fituar tituj, Messi do të përmbushë kontratën e tij. Në çdo rast tjetër, Inter Miami tashmë është duke pritur për ardhjen e tij. Skuadra e udhëhequr nga David Beckham do t’i vendoste në tyrezë lojtarit një kontratë milioneri dhe një kohëzgjatje prej 3 sezonesh plus një tjetër opsional.