Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo thekson se ky është një zhvillim pozitiv për të gjithë rajonin, duke theksuar se dialogu duhet të vijojë.
“Mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës. Ky është një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve të mia me Presidentin. Vucic dhe Kryeministrin Albin Kurti. Është mirë për të gjithë rajonin. Dialogu tani duhet të vazhdojë”, tha ajo.