Milani i ka hedhur në shitje biletat për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit, por me një çmim shumë më të lirë Tifozët e MIlanit kanë protestuar kur mësuan se biletat për ndeshjet e Ligës së Kampionëve në San Siro do të kushtonin dyfish më shumë se sa ndeshje e Interit që luhen në të njëjtin stadium. Çmimi për ta parë ndeshje Inter – Real Madrid më 15 shtator në tribunën Curva, niveli i kaltër dhe i gjelbër ishte 48 euro.
Tifozët e Milanit i ishte thënë që të paguajnë 119 euro për një biletë për tribunën e njëjtë në ndeshjen që luhet kundër Atletico Madrid më 28 shtator. CEO i Milanit, Ivan Gazidis, ka lajmëruar se klubi i ka zvogëluar çmimet dhe ata do të mund të shohin ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër gjigantëve të La Ligas me çmime me të lira.
Milan fillon sezonin në Ligën e Kampionëve si mysafir i Liverpool të mërkurën më 15 shtator. Ata presin më 28 shtator Atletico Madridin. The Colvhoneros janë skuadra e fundit që Milan ishte përballur në garën elitare të Europës më 2014.