Pasi ka luajtur edhe për skuadra si Sporting Lisbona, REAL Madrid e Juventus, Cristiano Ronaldo ka bërë hapin e madh në karrierën e tij duke u rikthyer te Manchester United në afatin kalimtar veror. Por, United mund të mos jetë skuadra e fundit në karrierën e Ronaldos, pasi mamaja e tij ka zbuluar se i ka kërkuar atij që karrierën ta mbylle te Sportingu, aty ku edhe e filloi atë.
Madje ajo ka thënë se djali i saj ka ende kohë për ta bërë këtë pasi i ka premtuar se do të luajë deri në moshën 40 vjeçare. Mamaja e tij shpreson se Ronaldo do ta përfundojë karrierën në klubin e fëmijërisë së tij Sporting Lisbon, ekipi që të gjithë e mbështesin në familjen e Ronaldos. “Cristiano duhet të kthehet këtu, ai do ta bëjë atë për mua,” tha ajo. “Atij i pëlqen të shikojë ndeshjet e Sportingut. Unë i kam thënë tashmë: ‘Bir, para se të vdes, dua të të shoh të kthehesh në Sporting’.
“Kujdes, ai më paralajmëroi se do të luajë të paktën deri në 40 vjet, kështu që ka akoma kohë.”, tha në fund ajo.