Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2331 raste të reja me COVID. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 21 pacientë. Që prej fillimit të pandemisë në shtetin fqinj janë shënuar në total 15,012 vdekje prej COVID.

Aktualisht po trajtohen në intubim 347 persona, 307 prej të cilëve janë të pavaksinuar. Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 194 pacientë të rinj, ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 160.