Gjumi i pashqetësuar gjatë natës është një nga gjërat më të mira për shëndetin tuaj. Por një nga fajtorët më të zakonshëm të zgjimit në mes të natës është uria. Sipas studimeve të fundit, nëse zgjoheni të uritur gjatë natës ka të ngjarë që të mos jeni duke marrë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten trupit tuaj.
Konsumimi i ushqimit para se të flini, mund të prishë gjumin veçanërisht tek ata që nuk hanë zakonisht para se të flenë. Kjo për shkak të aktivitetit të stomakut për të tretur ushqimin gjatë natës. Ndërsa individët që hanë zakonisht para gjumit, duhet të ushqehen në mënyrë të moderuar dhe të përpiqen të shmangin vaktet e mëdha. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë të konsumoni një vakt të pasur me proteina 1-2 orë para gjumit, si gjizë ose kos me arra. Në këtë artikull ju njeh me pesë ushqime që ekspertët e shëndetit rekomandojë të konsumoni para se të flini.
Pini një gotë me ujë-Ndonjëherë ajo që ne e mendojmë si uri, në të vërtetë mund të jetë shenjë e dehidratimit. Prandaj provoni të pini një gotë ujë dhe prisni disa minuta për të parë nëse uria do të shuhet. Dhe mos harroni të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës, për të shmangur urinë gjatë natës.
Kokoshkat-Kokoshkat janë ushqimi i përsosur për t’u konsumuar në mbrëmje. Ato do të treten ngadalë, duke ju dhënë një mundësi më të mirë për një gjumë pa shqetësime.
Qumështi-Të pish një gotë qumësht të ngrohtë para gjumit nuk është vetëm një këshillë e gjysheve. Një studim i Universitetit të Pensilvanisë tregoi se kalciumi ndikonte pozitivisht në cilësinë e gjumit. Provoni të konsumoni kos, për një shtesë proteinash të ngopura, vetëm sigurohuni që të zgjidhni një varietet me pak sheqer.
Gjalpi i kikirikut-Rezulton se triptofani, një aminoacid thelbësor, shndërrohet në serotoninë dhe melatoninë në trup, elementë të cilët ndikojnë pozitivisht tek gjumi. Një mënyrë e lehtë dhe e shijshme për të marrë një dozë triptofani është edhe gjalpi i kikirikut. Ju mund t’a shoqërni me një fetë bukë, një banane apo thjesht të konsumoni një lugë me gjalpë kikiriku.